NDRYSHON DREJTIMI NË APPLE / Tim Cook largohet si CEO, vendin e tij e zë John Ternus

Tim Cook largohet pas 15 vitesh si drejtor ekzekutiv i Apple dhe do të zëvendësohet nga John Ternus. Ternus, pjesë e kompanisë që nga viti 2001, ka luajtur rol kyç në zhvillimin e produkteve si Mac, iPad dhe AirPods, duke u përgatitur tashmë të udhëheqë Apple në një moment kritik përball zhvillime të inteligjencës artificiale 

Ndryshime të madh në Apple. Tim Cook largohet si CEO i kompanisë dhe vendin e tij e zë John Ternus.

Cook, një ekspert i zinxhirit të furnizimit që rriti vlerën e Apple me 3.6 trilionë dollarë gjatë 15 viteve në krye, do të qëndrojë si kryetar ekzekutiv deri kur Ternus të marrë detyrën më 1 shtator, bëri të ditur kompania në një deklaratë.

Ternus, i cili iu bashkua Apple në vitin 2001, ka luajtur një rol kyç në ringritjen e produkteve si Mac, që ka fituar terren ndaj PC-ve. Edhe pse ka mbajtur një profil të ulët publik, ai ka qenë thellësisht i përfshirë në formësimin e produkteve kryesore të Apple si iPad dhe AirPods.

Ky tranzicion vjen në një moment kritik për Apple. Pas viteve në krye të listës së kompanive më të vlefshme, Apple ka humbur vendin e parë ndaj prodhuesit të çipave për AI kundrejt N-vidias, ndërsa investitorët janë shqetësuar për mungesën e inovacionit në teknologjinë që po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë, krijojnë dhe marrin informacion.

Integrimi i AI në iPhone, produkti më i suksesshëm konsumator në histori, mund të jetë sfida më e madhe për Ternus.

Në moshën 50-vjeçare, Ternus ka të njëjtën moshë që kishte Cook kur mori detyrën e CEO-s nga bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs.

Ternus do të duhet gjithashtu të përballet me rivalë si Meta Platforms dhe N-vidia që ka prezantuar kompjuterin e saj personal dhe po zhvillon çipa që mund të fuqizojnë laptopët.

Aksionet e Apple ranë rreth 0.5% pas mbylljes së tregut kur u njoftua lajmi, pasi kishin shënuar një rritje prej rreth 1% gjatë tregtimit normal.

Cook, 65 vjeç, u rekrutua nga Jobs nga kompania Compaq në një kohë kur ajo po përfitonte nga boom-i i PC-ve në vitet ’90, ndërsa Jobs po përpiqej të shpëtonte Apple nga falimentimi.