PL*MBA VIZITORËVE NË MEKSIKË/ Gruaja kanadeze humb jetën, disa persona të tjerë të plagosur

Një sulmi i armatosur në destinacionion më të njohur turistik të Meksikës, la pas një viktimë dhe disa të plagosur. Hetimet vijojnë për të zbuluar motivet e autorit dhe për të garantuar siguri, pak javë përpara nisjes së Kupës së Botës, ku Meksika është vend pritës.

Një ngjarje tragjike ka tronditur një nga destinacionet më të njohura turistike në Meksikë, ku një grua kanadeze 32-vjeçare humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri në kompleksin antik të Teotihuacán.

Sulmi ndodhi në një zonë historike me rëndësi të veçantë, e njohur për piramidat madhështore dhe e shpallur pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO.

Autoritetet meksikane konfirmuan se sulmuesi hapi zjarr ndaj vizitorëve dhe më pas i dha fund jetës së tij në vendngjarje.

Sipas raportimeve zyrtare, disa persona të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë shtetas nga Kolumbia, Rusia dhe Kanadaja.

Dëshmitarët okularë përshkruan skena paniku dhe kaosi, teksa turistët përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, shprehu solidaritetin e saj me viktimat dhe familjet e tyre, duke urdhëruar një hetim të plotë të incidentit dhe mbështetje për të prekurit.

Policia bëri të ditur se në vendngjarje u gjetën një armë zjarri, një armë e ftohtë dhe municione.  Identiteti dhe motivi i autorit ende nuk janë bërë publikë.

Ngjarja ndodh vetëm shtatë javë përpara nisjes së Kupës së Botës 2026, ku Mexico City pritet të presë ndeshjen hapëse dhe miliona vizitorë nga e gjithë bota.