Berisha nxjerr VIDEON dhe DOKUMENTET: Dumani bëri kontratë porosie në vitin 2006 për apartamentin ku banonte! E porositi te delinkuenti Andon Pango dhe dërgoi truprojën e tij për të ...
Kryedemokrati Sali Berisha këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masësë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga ana e GJJKO lidhur me dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
Si çdo herë që Berisha shkon në SPAK ai është pritur nga mbështetës dhe militantë të Partisë Demokratike me të cilët shtrëngoi duart dhe u përshëndet.
Me të mbaruar detyrimin e tij të paraqitjes, Berisha dha një prononcim për mediat, ku akuzoi prokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani.
DENONCIMI I BERISHËS PËR DUMANIN
Tani ka gjëra shumë interesante. Ju jeni dëshmitarë se kam denoncuar para jush Altinin me katër banesa.
Si e gjora e Edi Ramës, Linda e AKSHI-t me katër prona, që banon me qira. Jo Linda e Surrelit, Linda e AKSHI-t.
Edhe ky, nëpunës i shtetit, me një rrogë dhe rrogën e zonjës, arrin të bëhet me katër banesa.
U garantoj se kurrë me rrogë të shtetit nuk mund të blesh në 30 vite se një garsionere apo të themi një dhomë e kuzhinë.
Jo, merreni dhe shiheni, bëni hesapet, kaq është. Por dëgjoni se çfarë thotë Altin Gjoka. Është e fortë shumë kjo.
Deklaron se kemi filluar të banojmë në apartamentin e tyre prej tetorit të vitit 2004. Dëgjojeni tani, mbajeni mend këtë, prej tetorit të vitit 2004.
Dhe pastaj thotë, po si e sigurova apartamentin tani?
Hyri në apartament në tetor të vitit 2004, por çfarë pagove, çfarë titulli kishe, ku e more?
A bukur shumë, këto vetëm tek ky mund t’i gjesh.
E mora me kontratë porosie për blerje apartamenti. Kontratë porosie është kur ti e porosit në ndërtim, nuk është ndërtuar, ti jep paratë në ndërtim, me sipërfaqe 127 metër katrorë, po me ç’datë thoni ju?
Thotë banoj nga viti 2004, porosinë e ka Altin Gjoka me 18.08.2006.
Pra, e kuptoni ju, në apartamentin që banon nga viti 2004, thotë se e porosita në vitin 2006?
A mund të ketë falsifikim më të paskrupullt?
Pra, kontratë porosie për blerje apartament banimi 127 metër katrorë me datën 18.08.2006.
Po kujt ia ka porositur thoni ju?
Dëgjoni pak mashtrimin e madh.
Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango.
Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit.
Prisni tani.
Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju.
Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza.

Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango?
Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin.
Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit.
Do e dërgojmë videon të gjithëve.
Prisni se është më tutje.
Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë.
Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork.

Ç’ndodh tjetër?
Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet.
Është diku në këto gjykatat e faktit.
Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar.
Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit.
Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.


