VIDEO/ Autokolona automjetesh me flamuj nga Lezha drejt Tiranës për protestën e opozitës

Një numër i lartë qytetarësh nga Lezha janë nisur drejt Tiranës për protestën e sotme, duke formuar autokolona të gjata me automjete të mbushura me flamujt e Partisë Demokratike.

Pamjet nga rrugët tregojnë entuziazmin dhe mobilizimin masiv të qytetarëve, ndërsa pjesëmarrja e sotme pritet të jetë një tregues i qartë i mbështetjes së gjerë për opozitën.