VIDEO/ PD Gjirokastër: Të ngremë zërin kundër çmimeve të larta, sot në ora 19:00 të gjithë drejt Tiranës
Sekretari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Daniel Sino, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme në Tiranë, në orën 19:00.
Në deklaratën e tij, ai vë theksin mbi rritjen e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike të familjeve, si dhe fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi.
Sino shton se, protesta synon të kërkojë uljen e çmimeve, më shumë mbështetje për qytetarët dhe një ekonomi në funksion të tyre.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë gjirokastritë,
Partia Demokratike, Dega Gjirokastër, ju bën thirrje të merrni pjesë në protestën e sotme në orën 19:00 në Tiranë!
Çmimet janë rritur në mënyrë të papërballueshme për çdo familje. Shporta ushqimore, nafta dhe energjia bëhen më të shtrenjta, ndërsa xhepat tanë boshatisen gjithnjë e më shumë. Familjet shqiptare po luftojnë për mbijetesë!
Ndërkohë, çfarë po ndodh?
Të rinjtë po largohen. Shqipëria po zbrazet. Fshatrat janë bosh, qytetet po plaken. Shpresa po shuhet dita-ditës.
A është kjo Shqipëria që meritojmë?
A është kjo e ardhmja që duam për fëmijët tanë?
Jo!
Të shkojmë sot drejt Tiranës për të ngritur zërin tonë, për të treguar se ky popull nuk është i dorëzuar, por kërkon dinjitet, drejtësi dhe mundësi për të jetuar në vendin tonë!
Ne kërkojmë:
– Uljen e çmimeve dhe mbrojtje për qytetarët
– Mbështetje reale për familjet dhe bizneset
– Një ekonomi që punon për njerëzit, jo kundër tyre
– Një të ardhme ku të rinjtë nuk detyrohen të largohen
Zëri i popullit nuk mund të shtypet!
Forca e qytetarëve është më e madhe se çdo pushtet!

