VIDEO/ Protesta e opozitës, Kukësi marshon drejt Tiranës

Një numër i lartë qytetarësh dhe mbështetës të opozitës janë mobilizuar sot nga Kukësi drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar në orën 19:00 në kryeqytet.

Kolona automjetesh dhe grupe të organizuara qytetarësh kanë përshkuar akset rrugore, duke krijuar një fluks të shtuar lëvizjeje dhe një atmosferë të ngarkuar me pritshmëri.

Pjesëmarrësit shprehen se kjo dalje në protestë vjen si reagim ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve, veçanërisht të karburantit, si dhe kostove të larta të jetesës dhe vështirësive ekonomike që prekin familjet shqiptare.