PJESË E “KORRIDORIT 8”! Ministri Karakaçi ndjek punimet në aksin Elbasan-Papër, loti 1
Punimet në aksin Elbasan-Papër, loti i parë si pjesë korridorit 8 janë duke ecur sipas parashikimeve. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli ndoqën nga afër punimet dhe theksuan rëndësinë e veçantë që ka ky aks edhe për NATO-n.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ndoqi nga afër ecurinë e punimeve në aksin Elbasan-Papër, loti i parë.
I shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ministri bëri më dije se ky aks është me rëndësi të veçantë si pjesë e korridorit 8. Karakaçi theksoi tha se aksi është certifikuar edhe nga NATO për kalimin e forcave të Aleancës.
Për ecurinë e punimeve, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli siguroi se ato po ecin shumë mirë, duke dhënë edhe detaje teknike.
Segmenti i aksit Elbasan–Papër, Loti i Parë, ka një gjatësi prej gati 10 kilometrash dhe shtrihet nga ish-Kombinati Metalurgjik deri në kryqëzimin e Cërrikut, pranë fshatit Valas, dhe sipas përditësimeve të fundit të ARRSH-së, deri më tani janë përfunduar 68% të punimeve.
