BERISHA FTESË RAMËS! Kryetari i PD: Do jem në seancë në GJKKO kur të dëshmojë Rama

Kryetari i PD deklaron se do të jetë në sallë në seancën e GJKKO kur do të dëshmojë kryeministri Edi Rama. Në reagim për mediet Sali Berisha, i akuzuar nga SPAK për dosjen partizani, theksoi se do të kërkohen të dhënat mbi lejet e ndërtimit në ish kompleksin sportiv

Në 30 prill në GJKKO do të nis dëgjimi i dëshmitarëve në dosjen partizani, ku ndër të tjerë janë thërritur kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla

I pyetur mbi këtë zhvillim kryetari i PD, Sali Berisha, i akuzuar nga SPAK, thekson se do të jetë në sallë për përballje

Mes Taulant Ballës i thërritur nga prokuroria për të dëshmuar dhe Ramës i kërkuar prej avokatëve, Berisha preferon të ketë përballë kreun e qeverisë

Rama është kërkuar për ty pyetur mbi ndryshimin e destinacionit në fushat sportive dhe lejet e ndërtimit kur ishte kryetar Bashkie. Berisha ka zbuluar dhe detaje mbi pyetjet që do të ketë

SPAK akuzon Sali Berishën se si kryeministër ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për kthimin e tokës por dhe për procedurat e privatizimit