Shtyhen dy interpelancat e kërkuara nga PD/ Mungojnë ministrat Nufi dhe Kumbaro, Peleshi: Interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë
Dy interpelancat e kërkuara nga Partia Demokratike janë shtyrë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili sqaroi se ndryshimi i orarit të fluturimit ka bërë që ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, të mos jetë prezent në interpelancën e kërkuar nga PD.
“Lidhur me interpelancën urjgente, prë arsye objktive, për shkak të një angazhimi zyrtar të ministrit, për shkak të një ndryshimi të orarit të fluturimit, është e pamundur që të mbërrijë në interpelancë. Do të kërkonim që kjo interpelancë të shtyhet në seancën e radhës”, tha Ismaili.
E pranishme nuk është as ministrja Mirela Kumbaro, së cilës i është kërkuar interpelancë sërish nga opozita.
Është finalja e konkursit për gjuhën shqipe, është atje si organizatore”, sqaroi Ismaili.
Ndërkohë kryeparlamentari Niko Peleshi tha se interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë tjetër.
“Ndaj të njëjtin qëndrim me opozitën, interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë tjetër. Ministri duhet të respektojë Kuvendin e Shqipërisë dhe të jetë këtu”, u shpreh Peleshi.
