Shtyhet interpelanca e Shehajt dhe Kaprit me zv/kryeministren Koçiu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 12:48
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët Shehaj e Kapri me zv/kryeministren Albana Koçiu, do të zhvillohet në një moment të dytë.
“Me mirëkuptimin e dy palëve, kjo interpelancë do të zhvillohet në një seancë të mëvonshme”, tha Peleshi.
Pak më parë u shtynë edhe dy interpelancat e kërkuara nga PD me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Mirela Kumbarom.
