GREQIA KËRKON NAFTË NË JON! Nënshkruhet marrëveshja, shpimet në zonën veriperëndimore
Qeveria greke ka deklaruar nisjen e punës për kërkimin e naftës dhe gazit në detin jon. Në marrëveshjen e firmosur thuhet se shpimet do nisin në bllokun dy në veriperëndim të vendit në kufirin detar me Italinë dhe Shqipërinë
Greqia po bëhet gati për të nisur kërkimet për karburant në detin jon e më konkretisht në zonën e quajtur Bllok 2 në veriperëndim të vendit.
Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Stavros Papastavrou, në fjalën e tij e cilësoi “moment historik” për vendin nënshkrimin e kontratës, duke theksuar se bëhet fjalë për një hap kyç në planifikimin kombëtar për forcimin e sigurisë energjetike dhe zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve.
Siç tha ai, shpimi kërkimor që planifikohet për vitin 2027 mund të forcojë ekonominë, të krijojë vende të reja pune dhe të përmirësojë pozicionin gjeopolitik të Greqisë, duke respektuar njëkohësisht standarde të rrepta mjedisore.
“Në rreth 300 ditë nga tani, do të realizohet shpimi i parë kërkimor detar në vend, pas gati gjysmë shekulli, në pikën Asopos 1 të Jonit Veriperëndimor”, tha ai në takimin ku ishte ambasadori i SHBA dhe a ii Suedisë.
“Emërtimi “Asopos 1” i jep objektivit kërkimor një simbolikë të veçantë, pasi lidh përpjekjen moderne energjetike të vendit tonë me trashëgiminë mitologjike të vendit tone”, shtoi më tej ministri.
Duke folur mbi marrëveshjen e kërkimit për karburant ai shtoi se të paktën 40% e fitimeve do të shkojnë për shtetin.
Kërkimet do të zhvillohen nga Një konsorcium me shtrirje ndërkombëtare, i cili do të marrë përsipër investimin e rëndësishëm prej 5 miliardë eurosh, nëse depozita vlerësohet si e shfrytëzueshme nga ana tregtare.
Për këtë do të angazhohen anije anije-shpuese e gjeneratës së 6-të dhe që mund të operojë në ujëra shumë të thella.

