Kaos në transportin publik në Tiranë/ Memaj: Reduktimi me 40% është vetëm fillimi i krizës
Kryeqyteti është përfshirë nga kaosi në transportin publik, pasi Shoqata e Transportit Publik ka vënë në zbatim vendimin për të reduktuar me 40% numrin e autobusëve në qarkullim.
Kjo masë drastike, e cila ka shkaktuar radhë të gjata dhe stacione të stërmbushura, vjen si pasojë e mungesës së një zgjidhjeje nga institucionet shtetërore përballë rritjes së kostove të operatorëve.
Dashnor Memaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas tha për "Ora News", se ky vendim është vetëm fillimi dhe situata rrezikon të përkeqësohet në ditët në vijim, nëse nuk do të ketë një reagim nga qeveria.
Ai theksojnë se vendimi pason premtimet e pambajtura nga Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës, pas një takimi të zhvilluar më 1 prill, ku ishte premtuar një zgjidhje për krizën në sektor, por që nuk u pasua nga asnjë hap konkret.
" Janë qytetarët ata të cilët preken dhe njoftimi jonë i djeshmë kishte të bënte me qytetarët.
Në fakt nuk kishte më me institucionet, ishte për t'i informuar ata që të marrin masa për të dalë më herët, për të ikur në destinacionin që ata janë për të ikur, ka një reduktim të flotës së mjeteve me 40%.
Kjo erdhi si masë po themi, për shkak të mos gjetjes një komunikimi me institucionet apo një premtim për t'i dhënë një zgjidhje kësaj situate të krizës.
Ne patëm një takim me 1 prill, na u premtua që do t'i jepet një zgjidhje kësaj situate nga ministrja Ibrahimaj dhe ministri i infrastrukturës, përfaqësues të Ministrisë së Financash, kryetar i Bashkisë.
Pas atij takimi na u premtua që pas një jave do të ketë një takim të dytë, nuk u realizua.
Nga informacionet që kemi ne nëpër institucione nuk po punohet për t'i dhënë një zgjidhje sektorit të transportit publik dhe kjo na shtyri që pas një mbledhje shumë të gjatë në fakt dje me të gjithë anëtarët e shoqatës, dolëm në konkluzion që transporti publik për shkak të pamundësisë financiare do të reduktohet me 40%, me 40%.
Kjo është vetëm fillimi i asaj që mund të ndodhë, sepse në qoftë se nuk do të ketë një reagim, mund të shkojë edhe më shumë, do të ketë masa dhe më drastike, sepse situata është e tillë, pas çdo lloj shkrirje, çdo lloj mundësie, bashkëpunimi apo premtimi për t'i dhënë një zgjidhje, erdhëm në këtë pikë dhe jemi në këtë gjendje. Ajo që që preken më shumë janë qytetarët, të cilët nuk e marrin një shërbim siç duhet ta marrin.
Ne e dimë problemet e transportit edhe para krizës, edhe edhe para reduktimit.
Por kjo masë i ka dhënë një goditje shumë të madhe. Ato imazhe të cilat i pamë, po themi në mëngjes me stacione të stërmbushura, janë imazhe të cilat nuk i shkojnë për t'u parë, janë si imazhe shumë të sikletshme po themi, edhe janë imazhe të cilat nuk duhet të ndodhin në qytetin e Tiranës, aq më tepër që ne mendojmë që jemi në prag të sezonit turistik edhe do të ketë një përmirësim të sektorit të transportit, jo të rikthehemi në pikën zero edhe t'ia nisim edhe njëherë, të themi transporti në krizë.
Ne ka ardhur koha që qytetarët të mos traumatizohen, mos të kemi lajme, u mbyll transporti, u hap transporti, krijuam probleme, të cilat janë të vazhdueshme, por në raste krizash, kemi eksperiencën po themi të luftës së Ukrainës, u dha një subvencion.
Të të bëhet direkt, në qoftë se çmimi i naftës është 20 ALL më shumë apo 30 ALL, le t'i lërë operatorit ta mbulojë.
Në qoftë se do të kalojmë mbi këtë, mbi këtë shifër po themi, totali i kostove të jetë shteti me mekanizmat e vetë direkt, që nesër mos të dalim prapë të rikthehemi, është krizë, flasim një luftë këtu, flasim një luftë atje, të kemi një zgjidhje shumë të shpejtë, për shkak të rëndësisë që ka transporti, për shkak të asaj që jemi në prag të sezonit turistik, për shkak që është mundësia e vetme e çdo qytetari për të ikur nga pika A në pikën B transporti publik. Edhe rëndësinë edhe e ka të jashtëzakonshme.
Impaktin te qytetarët ne po e shikojmë që vetëm 40% e flotës është ulur sot një ditë, dy orë edhe pamë çfarë kolapsi është Tirana. Prandaj për të mos ndodhur, mos të jemi në kushte që të përhershme të njëjtat, duhet t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj situate.
Institucionet dhe çdokush duhet të jetë më i vëmendshëm karshi kësaj, sepse një shërbim më i keq, një imazh më i keq, një imazh më i keq edhe tek turistat.
Një mundësi më pak për të lëvizur, një mundësi, po themi se qytetarët sot edhe nesër do të gjejnë alternativa të tjera lëvizje, me makina personale ose me taksi, që përkthehet automatikisht në një kosto shumë më të madhe për ta.
Që mos të shkojmë deri te asaj duhet vëmendje më e shtuar. Të përmirësojnë infrastrukturën, t'i japin mundësi financiare operatorëve, të përmirësojnë edhe flotën, të ofrojmë shërbimin më të mirë, të përthithim njerëzit të shkojnë drejt transportit publik, që edhe trafiku në qytetin e Tiranës pastaj të jetë edhe më i vogël", u shpreh ndër të tjera Memaj.

