“Kushtetuta për ju është Taulanti!” – Debat në Këshillin e Mandateve, deputetja e PD: Mazhoranca propozon ndryshime të njëanshme për rregulloren e Kuvendit
Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, po diskutohet për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, ku opozita kundërshton propozimet e reja të paraqitura nga maxhoranca me arsyetimin se duhet që të pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari Niko Peleshi theksoi se ditën e sotme duhet thjesht të diskutojnë propozimet e paraqitura nga maxhoranca, duke lënë jashtë shqyrtimit objektivat që lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por deputeti demokrat Gent Strazimiri kërkoi reflektim nga socialistët ndërsa shtoi se ndryshimet në rregullore nuk janë urgjencë.
Ndërkohë, deputetja demokrate Elda Hoti ironizoi socialistët teksa u përmendi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjn e ish zv kryeministres Belinda Balluku me arsyetimin se duhej pritur Gjykata Kushtetuese. Sipas saj, maxhoranca kur ka interes, e pret vendimin e GJK, ndërkohë në raste të tjera bën të kundërtën.
“Në rastin e Ballukut, u shty pafund mbledhja e këshillit duke pritur vendimin e GJë iu vlen, është fatkeqësi që kjo maxhorancë e trajton parlamentin si institucion një partiak.”, tha ajo.
Diskutimet në mbledhje:
Gent Strazimiri: Pse duhet të vazhdojmë sot me urgjencë në një kohë kur ka ndodhur, Gjykata Kushtetuese e ka gjetur në shkelje duke propozuar seancës një veprim antikushtetues. Bëjmë sikur gjëja nuk ka ndodhur, fillojmë menjëherë nga e para. Kjo nuk është aspak reflektive. Ajo që themi, pikërisht se nuk ka ndonjë urgjencë të madhe, pse të mos presim në këtë akt reflektimi, argumentimin e GJK që të biem. Ta presim o Niko! Pse duhet ti dëgjojmë sot dhe jo nesër.
Niko Peleshi: Sot nuk po iu ftoj që të ezaurojmë propozimet nga një grup deputetët, por t’i dëgjojmë. Të mos prekim çështje që janë objekt i vendimit të GJK, të japim kohën e nevojshme, jo vetëm çështjeve të GJK me të cilat nuk merremi dot se nuk është zbardhur vendimi dhe e dyta duhet të kalojë në këshillin e legjislacionit. Të dëgjojmë prezantimin sot, të mblidhemi në një tjetër. Dhe çështjet që janë objekt i GJK nuk do të trajtohen as me urgjencë dhe as pa dalë vendimi i GJK apo pa kaluar në këshillin e legjislacionit.
Elda Hoti: Kushtetuta për ju është Taulanti, për ne është kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Nuk mund të lejomë që në këtë mbledhje të shkeljet kushtetuta se shqyrtimi dhe miratimi i këtyre ndryshimeve cenon nenin 132 të kushtetutës, që sanksionon se vendimet e GJK janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Në rastin e Ballukut, u shty pafund mbledhja e këshillit duke pritur vendimin e GJK iu vlen, është fatkeqësi që kjo maxhorancë e trajton parlamentin si institucion një partiak. Kjo është e treta herë radhazi që maxhoranca propozon ndryshime të njëanshme për rregulloren e kuvendit. Kjo është për t’i kufizuar kohën opozitës. Të presim zbardhjen e vendimit të GJK dhe të respektojmë kushtetutën e Shqipërisë.
