I dha pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të New York, Eric Adams/ Rama ndan FOTO: Një ambasador i Shqipërisë së rilindur

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë foto nga momenti i dhënies së pasaportës shqiptare kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Në postimin  etij në rrjetin social Facebook, Rama e cilëson këtë moment si të pazakontë dhe simbolik, duke theksuar afrimin mes Shqipërisë dhe një prej qyteteve më të rëndësishme në botë.

"Bota përmbys Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit. Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës? Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur," shkruan Rama në Facebook.