Sulejmani rrëfen garën zgjedhore në Kroaci: Humbja me 3 vota ishte e dhimbshme, por shqiptarët fituan përfaqësimin

Një histori suksesi, angazhimi politik dhe një gare elektorale dramatike shënon jetën e Idris Sulejmanit, kandidatit për deputet në zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci.

Si pjesëtar i gjeneratës së pestë të familjes së tij në trojet kroate, ai ka ndërtuar një jetë të suksesshme në biznes, por zemra e tij ka rrahur gjithmonë për çështjen kombëtare.

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", Sulejmani u shpreh se është vendosur në zonën turistike të Istrias ku menaxhon dy restorante, ai kujton se si situata e vështirë në Kosovë gjatë viteve '80 i shërbeu si shtysë për t'u aktivizuar politikisht.

Dhimbja për terrorin ndaj bashkatdhetarëve e motivoi atë dhe shqiptarët e tjerë të komunitetit për të ndihmuar vëllezërit e tyre në Kosovë. Ky angazhim i hapi dyert e politikës së lartë, duke i dhënë mundësinë të njihej me figura të rëndësishme si presidenti i fundit i Jugosllavisë, Stjepan Mesić.

" Jetoj në Kroaci, në qytet shumë të bukur turistik në bregdetin kroat, në zonën e Istries.

Me prejardhje vijnë nga Maqedonia, nga fshatrat e Tetovës, babai im.

Është shqiptari i parë në ata troje që në 1947-ën. Jemi pesë gjeneracione në Kroaci. Atje merrem me biznes, i kam dy restorantet e mia atje.

Dhe pata fatin që të njoh atëherë në atë kohë presidentin e fundit zotin, të Jugosllavisë, zotin Stipe Mesić, dhe si djalosh i ri atëherë në atë kohë, kisha shumë dëshirë, kisha dhimbje për situatën në Kosovë, terroret që ishin në atë kohë prej '81-shin.

Ajo më brengoste shumë, si shqiptar e ndjeja veten, që duhemi sa më tepër të ngrohemi dhe të shohim atje që mundemi të ndihmojmë bashkatdhetarëve tanë, vëllezërve tanë në Kosovë.

Me kënaqësi po e them që pata rastin dhe e inicova për herë të parë në historinë e parlamentit kroat dhe shqiptar vizitën.

Në atë kohë, mbasi që u prish Jugosllavia, presidenti Mesić ishte kryetar i parlamentit të Kroacisë, dhe normal, nëpërmjet presidentit të atëhershëm, doktorit Sali Berisha, ma dha mundësinë dhe e inicova, erdhëm në vizitë zyrtare.

Ishte kënaqësi atëherë për herë të parë.

Po atëherë e fillova, normalisht që ishte një gjë që më pëlqente, ishte shumë interesante atëherë si djalë i ri.

Biles shumë herë kam lujt rolin e përkthyesit në atë kohë, jo zyrtar, por atë sa mundesha. 

Në Kroaci, bashkësia shqiptare dhe Unioni Shqiptar, mund të them, me të vërtetë jemi shumë të organizuar, derisa arritëm të kemi deputetë shqiptarë në parlament. 

U futëm në garë edhe unë e humba për tre vota, ishte e dhimbshme shumë. Ata e dinë që humbin për pak vota se si e ndjesha veten. Por me rëndësi është që shqiptarët fituan. Dhe nuk fitoi kandidati boshnjak, po fitoi zonja Ermina Leka. Ajo është më me rëndësi", u shpreh Sulejmani.

Ndiqni intervistën e plotë: