VIDEO/ Xhixho: PS refuzon të ulë çmimin e naftës dhe nuk merr asnjë masë për të mbështetur qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2026, 21:47
Deputetja dhe njëherësh zëvendëspresidente e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shprehet se nuk është aspak e çuditur nga vota e mazhorancës kundër uljes së çmimit të naftës për qytetarët shqiptarë.
REAGIMI I XHIXHOS
Asgjë surprizë!
I pritshëm vendimi i maxhorancës për të rrëzuar projektligjin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.
Sot jemi të 9-t në botë për çmimin më të lartë të naftës dhe mbi 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksat.
Ndërkohë janë rritur me 50% ushqimet e shportës dhe kjo qeveri NUK merr ASNJË MASË për të mbështetur qytetarët.
Fjala ime në Komisionin e Ligjeve ju ftoj të dëgjoni disa vërteta...
