Hapen dyert e mortit/ Ky është 47-vjeçari që humbi jetën pasi tentoi të vidhte një banesë në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 17:56
Personi që shihni në foto është Ilir Zarka, 47 vjeç, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit në lagjen “8 Shkurti” në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë.
47-vjeçar mbetI i bllokuar në kornizën e xhamit të derës kryesore të banesës, në përpjekje për t’u futur brenda. Ai është gjetur pa shenja jete nga banorë të lagjes.
Banesa ishte në pronësi të një personi që prej rreth një muaji ndodhej në Greqi pranë familjarëve të tij.
Ka qenë një fqinj që ka konstatuar trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.
