Fqinjët panë tavanin që pikon, gjendet e rr*zuar në dush e moshuara në Korçë

Një grua e moshuar që jetonte e vetme në qytetin e Korçës ka shpëtuar mrekullisht pas dy ditësh izolimi në banesën e saj. Humbja e kontakteve kishte shqetësuar fqinjët, të cilët njoftuan policinë pasi vuna re se tavani i tyre po pikonin ujë.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi për të hapur derën e bllokuar, ku gjetën të moshuarën të shtrirë në dush e cila nuk ishte në gjendje të lëvizte.

E moshuara, e cila vuan nga skleroza dhe sëmundje të kockave, kishte pësuar dëmtime gjatë qëndrimit të gjatë në dysheme.

Ekipet mjekësore e transportuan menjëherë të lënduarën drejt spitalit rajonal të qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme. Burime nga spitali konfirmojnë se ajo tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.