Gara për zonën “Champions” në SERINË A

Në kampionatin italian sa vjen dhe po bëhet me e nxehtë gara për zonën “Champions’’.  Vetëm 4 ekipe do të sigurojnë zonën evropiane, mirëpo përveç Interit që ka një diferencë të theksuar; Napoli, Milan, Juventus, Como dhe Roma ndahen me vetëm pak pikë, ndaj çdo ndeshje në vazhdim cilësohet si vendimtare!

Me titullin kampion praktikisht të mbyllur për Inter, vëmendja zhvendoset plotësisht te beteja për zonën Champions në Serinë A, ku katër skuadra ndahen nga vetëm gjashtë pikë dhe çdo gabim mund të jetë vendimtar.

Aktualisht, vendi i tretë mbahet nga Milan me 63 pikë, por forma e tyre e fundit lë shumë për të dëshiruar. Pas tyre vjen Juventus me 60 pikë dhe Como me 58, të dyja skuadra në rritje të dukshme. Roma, me 57 pikë, mbetet në garë, pavarësisht luhatjeve.

Me 18 pikë ende në lojë, kuota teorike për kualifikim është rreth 77 pikë, por praktikisht mund të mjaftojnë edhe 74. Kjo do të thotë se hapësira për gabime është minimale. Ndeshjet kyçe që pritet të vendosin fatet!

Java e ardhshme sjell një përballje direkte shumë të rëndësishme: Roma kundër Atalanta. Më 26 prill, sfida e madhe: Milan – Juventus, një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt renditjen.

 Më 3 maj, vëmendja te Como – Napoli, një test i vështirë për surprizën e sezonit. Po atë ditë luhen edhe Roma – Fiorentina dhe Sassuolo – Milan.

Më 10 maj, tjetër përballje e fortë: Milan – Atalanta. Në javët e fundit spikat edhe derbi i Romës: Roma – Lazio dhe sfida Juventus – Fiorentina.

Milan ka avantazh në pikë, por ka kalendar të vështirë dhe shenja lodhjeje. Roma ka rrugën më të komplikuar dhe duhet të bëjë thuajse çdo lëvizje perfekt. Juventusi dhe Como duken me kalendar më të favorshëm dhe në formë më të mirë.