VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (13-14 prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Ishujt Britanikë dhe Gadishulli Skandinav do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu, dëbore dhe stuhi ere, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë e qëndrueshme, ndërsa pasdite me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të dukshme në veri dhe qendër me mundësi për reshje shiu. Temperaturat luhaten nga 4°C në 28°C, era fryn mbi 75 km/h dhe dallgëzim mbi 5 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Rajoni i Adriatikut dhe Alpet do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu, dëbore dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e Evropës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me vranësira dhe reshje shiu, më të theksuara në veri dhe qendër, ndërsa pasdite reshjet zhvendosen në lindje. Temperaturat luhaten nga 2°C në 26°C, era fryn mbi 50 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.