UZUNI SHËNON NË SHBA/ Sulmuesi nuk mundi të shmangë disfatën e Austin ndaj LA Galaxy
Myrto Uzuni ishte shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Austin humbi në shtëpi përballë LA Galaksi. Sulmuesi i kombëtares shënoi një supergol, por nuk mundi të shmangë disfatën e skuadrës së tij. Ky ishte goli i dytë për Uzun në 7 sfida të kampionatin amerikan të futbollit
Myrto Uzuni ka nisur të gjejë ritmin në kampionatin amerikan të futbollit. Shqiptari ka shënuan një tjetër gol në MLS, por këtë herë nuk i shërbeu skuadrës së tij, pasi Austin u mund 2 me 1 në shtëpi nga La Galaksi.
Uzuni la gjurmë në këtë sfidë në minutën e 85-të, ku me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.
Goli i shqiptari ngushtoi diferencën në rezultat në 2-1 dhe që ngjalli shpresat te skuadra vendase për evitimin e mundshëm të humbjes, por për fat të keq koha ishte e pakët për skuadrën e shqiptari dhe sfida u fitua nga LA Galaxy.
Uzuni ishte një nga lojtarët më të vlerësuar për skuadrën e tij. Kështu, në ndeshjen e 7-të të sezonit, beratasi gjen golin e dytë. Gjithashtu, Uzuni ka dhuruar edhe 1 asist.
Kjo ishte humbja e tretë në 7 javë për skuadrën e Austin, që nuk e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin. Skuadra e Uzunit ka grumbulluar vetëm 6 pikë dhe renditet në vendin e 12 pas 7 javëve të luajtura
