BARÇA SHKËPUTET NGA REALI/ Katalanasit mposhtin 4-1 Espaniol, shkojnë + 9 pikë nga Real Madrid
Barcelona ka thelluar në 9 pikë diferencën me Real Madrid në La liga. Katalanasit mposhtën 4 me 1 Espanjolin duke marshuar kështu drejt titullit. Disfatë pësoi Atletiko që u mund 2 me 1 nga Sevilja
Barcelona ka përfituar nga hapi fals i Realit në La liga. Skuadra e Flik mposhti 4 me 1 Espanjolin duke marrë pikët e plota dhe duke u shkëpur në 9 pikë nga rivalët e Los Blankos.
Pavarsisht se do të luajnë në champions nfa Atletikos në mesjavë, Flik hodhi në fushë skuadrën më në formë, e të vetmin ndryshim që ishte Ferran Torres. Spanjolli rezultoi protagonisti i sfidës teksa shënoi dy herë.
Sulmuesi shënoi fillimisht në minutën e 9, ndërsa në të 25-tën dyfishoi rezultatin.
Miqtë reaguan në fillim të pjesës së dytë duke ngyshtuar rezultatin me Lozanon.
Megjithatë, katalanasit nuk i lanë asgjë rastësisë, teksa shënuan edhe dy herë të tjera.
Pas dy asisteve për Torres, Jamal ia doli të gjente edhe vetë rrugën e rrjetës.
Sfida u vulos nga Rashford që shënoi pas një asisti të De Jong.
Pas 31 ndeshjesh, Barcelona udhëheq me 79 pikë, 9 më shumë se Reali ndjekës.
Me mendjen te champions, Atletiko u mposht nga Sevilja me rezultatin 2 me 1. Simeone la disa lojtarë titullar në stol për të ruajtur energjitë për Barcelonën dhe ky rotacion i shkaktoi humbjen.
Megjithatë madrilenët thuajse kanë siguruar vendin e 4 që të dërgon në champions ligë, pasi deferenca me vendin e 5 është 12 pikë.
