NAMI NË RRUGË/ Përplasen tre automjete në aksin rrugor Korçë-Bilisht, një i pl*gosur

Një aksident rrugor është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç.

Dy automjete janë përplasur fillimisht më njëri-tjetrin, ndërsa më pas kanë goditur edhe një mjet tjetër.

Sipas informacioneve, i lënduar ka mbetur njëri prej drejtuesve të mjeteve i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti raportohen edhe dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.