Ligji për Lojërat e Fatit/ Hoti: Na kërkohet për me qenë te komisioni për me aprovu ligjin për llotën

Deputeti Hoti: Për onkologjinë nuk dua me fol, sepse e dinë të tanë. E dinë të tanë se çfarë katastrofe është. Çfarë duan me bë? Shqiptarët me të hënë kanë me e kuptuar edhe kanë me e ditë se kush po interesohet për ta. Ose më saktë kush nuk po interesohet. E kemi thënë që buxheti i shtetit është katastrofë. Edhe ndërkohë, në 7:30, na kërkohet për me qenë te komisioni për me aprovu ligjin për llotën. Që ne e dimë që është i sponsorizuar. Në qoftë se, në një anë pa kohë, po e marr vesh edhe përkeq. Ndërsa këta të dy, unë i kam me emra. Edhe janë 200, dy i kam unë këtu.

Kryetari i Kuvendit, Peleshi: Zoti Hoti, keni të drejtë për afatin. Interpelanca juaj edhe dy ose tre interpelanca të tjera me ministren e Shëndetësisë janë konform rregullores edhe kërkesave të rregullores, kështu që do të zhvillohen. Keni të drejtë për afatin dhe në kuvend ne planifikojmë në seancë interpelancat, në vazhdim ne do të caktojmë datat, patjetër, dhe më pas, nëse ministri, ministrja nuk merr dot pjesë, që është detyrim, është në ngarkesë të tij apo të saj. Kështu që në seancat në vazhdim do të planifikohen interpelancat përkatëse.