FOTO+VIDEO/ “Paj Zotin, muhabete l*shi…”, Braçe shkon në parlament me qese ushqimesh me vete

Pak para nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend, deputeti Erion Braçe ka shkuar në parlament me një qese ushqimesh me vete.

Si për të reflektuar çmimet e larta të uishqimeve që Braçe i ka denoncuar shpesh në rrjetet socuiale dhe në opinionin publik, deputeti socialist zgjodhi këtë mënyrë këtë seancë plenare. Së bashku me Braçen ishtye dhe deputeti tjetër socialist Ulsi Manja.

FOTO+VIDEO/ “Paj Zotin, muhabete l*shi…”, Braçe shkon

Teksa po hynin dhe po bisedonin, Braçe dëgjohet që i thotë Manjës: “Lëre tani paj Zotin, muhabete leshi”.

Gjatë seancës së sotme plenare, ai do të përballet në një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, për të diskutuar vështirësitë e prodhuesve vendas.

Kjo kërkesë e deputetit synon të adresojë mbrojtjen e fermerëve dhe menaxhimin e krizës së kostove në tregun e ushqimeve.