Aksident në Vlorë/ Përplasen dy automjete, disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 09:33
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së Laskos, në Kuç.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes po shkojnë efektivë të policisë dhe ndihmës mjekësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta
