Monitorim ditë-natë! Policia e Shtetit aplikon dronët amerikan në gjurmimin e situatave emergjente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 16:54
Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po përdor tani dronët më të fundit të prodhimit amerikan.
Këta dronë janë të pajisur me teknologji të imazheve termike, që u mundëson oficerëve të monitorojnë situata ditë e natë.
Qëllimi është të rritet kapaciteti i Policisë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm.
Ky postim u publikua nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në Facebook, duke treguar mbështetjen amerikane për përmirësimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.
Kjo pajisje e re pritet të forcojë sigurinë dhe përgjigjen e shpejtë në rastet e emergjencave dhe situatave të rrezikshme.

