VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (8 - 9 Prill 2026)

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik do të kenë reshje shiu, ndërsa Europa Lindore reshje të pakta dëbore; pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të jetë me kthjellime, ndërsa në zonat veriore-lindore mund të ketë pika shiu; pasditja vijon me kthjellime. Temperaturat luhaten nga 3°C në 23°C, era fryn mbi 35 km/h dhe dallgëzim 1–2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Veriore, Britania e Madhe dhe pjesë të Europës Qendrore do të kenë reshje të dendura shiu dhe stuhi ere, ndërsa Europa Lindore reshje dëbore; pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtar , pa reshje. Temperaturat do të luhaten nga 2°C në 21°C, era fryn mbi 40 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.