Aksidenti tragjik në Vlorë/ Momenti ku 24-vjeçari “fluturon” me makinë dhe del nga rruga, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku humbi jetën një 24-vjeçar. Bëhet me dije se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, analizimi i perimetrit, pika e goditjes dhe pozicioni përfundimtar i mjetit, dyshohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tepër të lartë, që mund të ketë arritur mbi 200 km/h. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet, kur i riu “fluturon” me makinë dhe del nga rruga.
Konkretisht, ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 në zonën e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor drejt fshatit Akërni. Automjet i drejtuar nga 24-vjeçari me inicialet A.H banues në Fier, u përfsh në aksidentin fatal. Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu humbui jetën në vendngjarje.
