VIDEO/ Aksident në Shkozë, makina përmbyset te Unaza e Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 08:07
Një aksident është regjistruar në Unazën e Madhe, në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një automjet është përmbysur në rrugë.
Pamjet e siguruara nga "Ora News" tregojnë mjetin e kthyer përmbys në anë të aksit rrugor.
Ende nuk ka informacion për shkaqet apo për persona të lënduar.
