Ndjekje si në filma në Fier/ U sinjalizua të ndalonte, shoferi përplaset me mjetin e parkuar teksa tentoi të arratisej
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 21:44
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Fier, në zonën e unazës lindore.
Sipas informacioneve, një drejtues mjeti nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për t’u larguar është përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Pas trajtimit mjekësor, drejtuesi i automjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme.

