SHBA mohon versionin e publikuar për a*mëpushimin me Iranin/ Shtëpia e Bardhë: Nuk do të negociojmë përpara kamerave

Shtëpia e Bardhë mohon versionin e publikuar nga mediat për armëpushimin me Iranin.

Raportimet ndërkombëtare flasin për një propozim iranian me 10 pika, që duket i ndryshëm nga dokumenti i paraqitur zyrtarëve amerikanë.

Shtëpia e Bardhë thotë se dokumenti i publikuar nuk përfaqëson një bazë reale për negociatat dhe se SHBA nuk do të zhvillojë diskutime në publik, për të ruajtur konfidencialitetin e procesit diplomatik.