Irani nuk i trembet k*rcënimeve të Trump-it: Duarkryq nuk do të qëndrojmë, nuk do pranojmë asnjë marrëveshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 21:40
Në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit, Amir-Saeid Iravani, foli mbi tensionet me Shtetet e Bashkuara lidhur me sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.
Iravani iu referua paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili pati thënë se “një qytetërim i tërë do të vdesë” nëse Irani nuk pranon të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin.
Sipas ambasadorit iranian, kjo retorikë përbën një nxitje për krime lufte dhe potencialisht gjenocid.
Ai kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të reagojë dhe të marrë qëndrim të qartë ndaj deklaratave.
