Netanyahu sulmon infrastrukturën iraniane: Tetë objektiva strategjike goditen nga ajri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 19:30
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar disa ura dhe linja hekurudhore në Iran gjatë ditës së sotme. Sipas tij, objektivat kishin lidhje me kapacitetet ushtarake të Iranit dhe nuk synonin civilët.
Forcat izraelite thanë se janë shënjestruar tetë segmente urash dhe rrugësh që përdoren nga Garda Revolucionare për transportin e armëve.
Netanyahu shtoi se këto operacione ndryshojnë balancën e fuqisë në rajon.
Autoritetet iraniane raportojnë dëme të mëdha, duke përfshirë shkatërrimin e një ure hekurudhore në Kashan, një stacion treni në Mashhad dhe një ure autostrade pranë Tabrizit. Më parë gjatë ditës, qytetarët iranianë u paralajmëruan të shmangnin trenat dhe linjat hekurudhore.
