Izraeli sulmoi urat dhe hekurudhat kyçe në Iran/ Mediat izraelite: Kanale diplomatike Teheran-Uashington mbeten të hapura

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi sot se avionët luftarakë izraelitë kanë goditur ura dhe hekurudha në Iran.

Sipas tij, ato rrugë dhe ura përdoreshin nga Garda Revolucionare iraniane për të transportuar materiale për prodhimin e armëve.

Netanyahu tha se sulmet u miratuan së bashku me ministrin e mbrojtjes, Israel Katz, dhe nuk kishin për qëllim civilët, por institucionet qeveritare.

Ai shtoi se situata ka ndryshuar dhe se Izraeli po tenton të ndryshojë balancën e fuqisë në rajon.

IDF raportoi se ushtria shënjestroi tetë seksione urash dhe rrugësh që shërbenin për transport armësh.

Autoritetet iraniane thanë se goditjet shkatërruan një urë hekurudhore në Kashan, një stacion treni në Mashhad dhe një urë autostrade pranë Tabrizit.

Mediat iraniane pohojnë se kanalet diplomatike me Uashingtonin nuk janë mbyllur dhe bisedimet indirekte vazhdojnë.