Reuters: Irani refuzon të rihapë Ngushticën e Hormuzit për “premtime boshe”

Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuz në këmbim të “premtimeve boshe”, tha një burim i lartë iranian për agjencinë Reuters.

Burimi shtoi se Irani do të tregojë fleksibilitet vetëm nëse edhe pala amerikane tregon gatishmëri për të biseduar.

Mediat raportojnë gjithashtu se Pakistani, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje, vazhdon t’i përcjellë mesazhe Uashingtonit, por Shtetet e Bashkuara ende “nuk kanë ndryshuar tonin e tyre”.