“Dera e dialogut hapet me respekt”/ Irani i vendos kushte SHBA-së për bisedime pas k*rcënimeve të Trump
Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar kërcënimet si të dëmshme për çdo përpjekje për dialog.
Ajo u shpreh se ruajtja e sigurisë dhe paqes për qytetarët është prioritet dhe se kërcënimet nuk ndikojnë në qetësinë publike. Sipas saj, rruga për komunikim mes vendeve duhet të bazohet te respekti dhe jo te presioni.
Mohajerani e cilësoi paralajmërimin për shkatërrimin e një qytetërimi si një qëndrim që nuk merr parasysh historinë dhe qëndrueshmërinë e popullit iranian.
Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio la të kuptohet se mund të ketë zhvillime të reja gjatë ditës, duke shtuar pritshmëritë për lëvizje në drejtim të negociatave mes dy vendeve.
