Trump paralajmëroi afate për rihapjen e Hormuzit, qytetarët iranian tubime në ura dhe termocentrale
Afati i dhënë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit po afrohet.
Ai paralajmëroi për pasoja të rënda nëse Irani nuk përmbahet.
Në Teheran dhe qytete të tjera iraniane, qytetarët kanë dalë pranë objekteve strategjike si ura dhe termocentrale për t’i mbrojtur ato.
Në tubime marrin pjesë edhe gra dhe fëmijë.
Sipas mediave shtetërore, njerëzit po krijojnë zinxhirë njerëzorë për të parandaluar një sulm të mundshëm.
Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj aleatëve të SHBA-së në rajon nëse sulmet do të ndodhin, duke premtuar që do të synojë objektet jetike që lidhen me energjinë dhe ujin.
Ultimatumi i SHBA-së skadon në orën 20:00 të Uashingtonit (03:30 në Teheran), duke lënë një klimë tensioni të lartë në rajon.
A group of students from Dezful gathered today on the ancient bridge of the city, which is over 1700 years old, following Trump's threats. pic.twitter.com/rVxX0yl0aG
— Alireza Akbari (@itsalireza_akb) April 7, 2026

