Pas k*rcënimeve të Trump, Irani kufizon çdo komunikim me Uashingtonin

Irani ka pezulluar shumicën e kontakteve të tij diplomatike me Shtetet e Bashkuara pas kërcënimit të Donald Trump, sipas mediave amerikane.

Sipas raportimeve, Teherani ka ndërprerë bisedimet direkte me Uashingtonin, edhe pse komunikimi vazhdon përmes ndërmjetësve të tretë, si Pakistani.

Ky veprim shihet si një mënyrë për të treguar mosmiratim dhe sfidë ndaj kërcënimeve të fundit amerikane.

Trump kishte paralajmëruar se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit për trafikun detar, duke rritur tensionet në rajon.

Ekspertët thonë se ndërprerja e komunikimit ka ndërlikuar përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje para afatit të dhënë nga presidenti amerikan.