Ultimatumi i Trump trazon Lindjen e Mesme/ Vendet e Gjirit përgatiten për përshkallëzim pas paralajmërimit të presidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 21:03
Vendet e Lindjes së Mesme po marrin masa sigurie ndërsa po afron afati i vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për bisedimet me Iranin.
Në Kuvajt, Ministria e Brendshme u ka kërkuar qytetarëve dhe banorëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë natës, nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit.
Kjo masë vjen si parapërgatitje për çdo zhvillim të mundshëm në rajon.
Në të njëjtën kohë, ambasada amerikane në Manama u ka kërkuar punonjësve të saj dhe qytetarëve amerikanë në Bahrain të qëndrojnë të strehuar dhe të shmangin qëndrimin pranë dritareve.
