Dy deputetët e PD dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Deputetët e PD, Gazmend Bardhi dhe Elda Hoti kanë mbërriture në Gjykaten e Posaçme, ku janë thirrur si dëshmitarë në procesin gjyqësor të Zyra Islamaj, ish kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë.
Gazmend Bardhi dhe Elda Hoti janë thirrur si dëshmitarë në cilësinë e kallëzuesit ndaj Islamajt. Bashkë me dy deputetët, do të paraqiten edhe Xhelal Mziu, Bledion Nallbati.
Zyra Islamaj, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës, ku kryebashkiakja e komanduar, kishte interesa personale.
Islamaj, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj.
Ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin.
Në procesin ndaj Zyra Islamajt, kryetares së Bashkisë Tropojë, e akuzuar për korrupsion, kanë dëshmuar disa deputetë të opozitës si persona kallëzues dhe persona që kanë dijeni
. I pandehur në këtë proces është edhe biznesmeni Rrog Gega. Dëshmitarët janë thirrur nga mbrojtja e të akuzuarve.
E para që dëshmoi para gjykatës ishte deputetja Elda Hoti:
Hoti: Unë i qëndroj kallëzimit që kemi bërë si grup. I qëndroj kallëzimit që zonja ka shpërdoruar detyrën. Ne jemi grup parlamentar dhe nuk është hera e parë që kemi bërë kallëzim. Unë personalisht nuk kam qenë në dijeni nëse është ndërtuar ura.
Zyra Islamaj: A keni informacion që është ndërtuar?
Hoti: Po.
Deshmitari tjeter ishte Gazmend Bardhi:
Bardhi: Nuk kemi kallëzuar zotin Gega por zyrtaren e Tropojës pas emisionit investigativ.
Jam deputet i republikës se Shqiperisë dhe kur marr dijeni per vepra penale i referoj ata në prokurori dhe kam bërë atë gjë.
Kam marr dijeni dhe kemi bërë kallzim penal.
Nuk jam prokuror apo opgj është detyrë e organeve për të verfikuar a është bërë ura apo jo.
Deshmitari tjeter i thirrur nga gjykata ishte Bledion Nallbati
Nallbati: Referuar një emisioni është bërë një kallëzim nga grupi parlamentar i PD. Kemi parë faktet e publikuara në media dhe është bërë kallëzimi. Skam pse të bëj verifikim për urën.

