Zhllima: Heqja e figurave politike dhe vendosja e teknokratëve ishte gabim
I ftuar sot në “Drejt” ishte avokati Gylsen Zhllima, i cili ngriti disa shqetësime lidhur me mënyrën e qeverisjes dhe rolin e institucioneve.
Sipas Zhllimës, Partia Socialiste erdhi në pushtet me termin “Rilindje”, por sipas tij, kryeministri Edi Rama dështoi me këtë projekt dhe më pas riktheu sërish Partinë Socialiste në qendër të vendimmarrjes.
Ai theksoi se, sipas tij, shumë prej figurave që vazhduan të kenë rol në qeverisje janë persona që më herët kanë qenë pjesë e lëvizjes Mjaft, ndërsa shtoi se çdo figurë e vendosur në krye të institucioneve është zgjedhur me pëlqimin e kryeministrit dhe jo të qytetarëve.
"Rama ka larguar figurat politike nga procesi i politikëbërjes dhe ka vendosur teknokratë në poste drejtuese, duke marrë mbi vete çdo kosto dhe përgjegjësi politike."
Në përfundim, avokati theksoi se sipas tij ekziston një “rrëshqitje e kundërt” në mënyrën e qeverisjes, duke shtuar se kryeministri duhet të delegojë pushtetin e tij tek ministrat me karakter politik.
Ndiqni intervistën e plotë:
