PROTESTA E STUDENTËVE NË RMV/ Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amëtare është një e drejtë themelore
Ministri i Punëve të Jashtme, Feri Hoxha, ka reaguar në rrjetin social “X” lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të dhënë provimet në gjuhën shqipe.
Ai e cilëson këtë kërkesë si të drejtë dhe legjitime, duke kujtuar se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutë dhe ligj në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, kjo e drejtë nuk duhet të pengohet apo të vonohet nga procedura të paqarta.
Hoxha nënvizon se nëse ka probleme me procedurat, institucionet duhet të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.
Ai e konsideron këtë një çështje që duhet trajtuar me përgjegjësi dhe pa u politizuar.
Në reagimin e tij, ministri vlerëson edhe angazhimin e studentëve, duke e parë si një shembull qytetarie dhe reagimi demokratik, ndërsa kërkon që përgjigjja ndaj tyre të vijë përmes dialogut dhe respektimit të plotë të të drejtave.
REAGIMI I MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME, FERIT HOXHA:
E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin e shprehur dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në #gjuhën shqipe.
— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) April 6, 2026
Përdorimi i gjuhës #amëtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga #Kushtetuta e…

