"PO BËHET NAMI!" - Ushtari i flaktë i Veliajt kthen burgun e Durrësit në harem
CNA, prej ditësh, përmes disa shkrimeve, ka denoncuar skandalin se si është shndërruar burgu i Durrësit, me emërimin e drejtorit të ri Burgjeve, Adriatik Kupi.
Me datë 1 prill, Adriatik Kupi u emërua në krye të Burgjeve duke zëvendësuar Klevis Qosen. Emërimi i tij u bë nga Toni Gogu, sot ministër Drejtësie, por dje pastori që ka martuar Erion Veliajn me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Pas emërimit të Kupit, u zbulua që, në fakt, ky i fundit është një mbështetës i Veliajt. Këtë e fakton një urim që Kupi bënte për kryebashkiakun me rastin e ditëlindjes së tij.
Kupi ka mbajtur dhe detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë, në kohën kur Bashkia e Tiranës ishte nën drejtimin e Erion Veliajt, si dhe ka marrë pjesë në fushatën e Veliajt.
Pra, sot kemi një drejtor të Burgjeve që është një ushtar i Veliajt, një mbështetës i flaktë i tij. Por ajo që po ndodh në burgun e Durrësit pas emërimit të Kupit është edhe më skandaloze.
CNA, përmes një shkrimi, ka denoncuar se burgu i Durrësit është kthyer në një harem. CNA ka mundur të sigurojë dhjetëra fakte, sipas së cilave, në burgun e Durrësit po bëhet nami.
Të burgosurit, mes të cilëve janë edhe zyrtarë të lartë, flasin me telefona sikur të jenë në "call center", rakia dhe uiski derdhen lumë, peshku, karkalecat "kërcasin" ditë e natë, për të mos shtuar detaje të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe ministri i Drejtësisë janë kthyer në dy ushtarë të padiskutueshëm të kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajt, dhe po e kthejnë një nga institucionet e vuajtjes së dënimit në një "harem" për qejfet e atyre që ndodhen brenda.

