Xhixho: Rritja e çmimeve të ushqimeve është një alarm social që po varfëron çdo familje shqiptare

Deputetja dhe njëherësh Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një reagimi në rrjetet sociale, deklaron se rritja e çmimeve të ushqimeve është një alarm social që po varfëron çdo familje shqiptare.

DEKLARATA E ERISA XHIXHOS

Rritja e çmimeve të ushqimeve është një alarm social që po varfëron çdo familje shqiptare.

Kjo nuk është krizë. Kjo është pasojë direkte e një modeli ekonomik të kapur, që favorizon një grusht klientësh të lidhur me qeverinë, ndërsa shkatërron konkurrencën dhe prodhimin vendas.

Domatet sot shiten me 500 lekë të reja ( 5 mije lek të vjetra) një çmim absurd për një vend si Shqipëria. Dhe nuk është rasti i vetëm: produktet bazë janë shtrenjtuar deri në 50%, duke e bërë jetesën të papërballueshme.

????️Nafta në 224 lekë ku 60% e këtij çmimi janë TAKSAT e qeverisë Rama.

Ulja e akcizës me 20% prodhoi vetëm 8 lekë diferencë , një tallje me qytetarët.

Efekti zinxhir është i pashmangshëm: çdo ditë më shumë shtrenjtim, çdo ditë më pak mirëqenie.

????️Ndërkohë, propozimet e Partisë së Lirisë për të lehtësuar direkt qytetarët :

1️⃣pezullimi i taksave të qarkullimit dhe karbonit mbi naftën .

2️⃣ulja e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 5% , janë refuzuar pa asnjë reflektim.

Kjo maxhorancë nuk qeveris për qytetarët.

Ajo përfiton nga kriza, duke u pasuruar, duke mbushur arkën e shtetit mbi kurrizin e njerëzve.

Para ka. Por jo për qytetarët. Vetëm për klientët.