Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas! Makina përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, shoferi...

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas pranë fshatit Dragostunjë.

Raportohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me mjetin e rëndë që po punon për zgjerimin e “Korridorit VIII”.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesit i mjetit, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të faktorëve./Tch