Fshati në Martanesh në përpjekje për të rikthyer jetën/ Familjet përballen me mungesën e ujit të pijshëm
Fshati Val, në zonën e Martaneshit në Bashkinë Bulqizë, po përpiqet të rikthehet në jetë pas shumë vitesh vështirësish.
Për rreth dy dekada, banorët jetuan pa energji elektrike, një situatë që i detyroi shumë prej tyre të largohen.
Sot, me rikthimin e energjisë, disa familje kanë nisur të kthehen, të rindërtojnë shtëpitë dhe të ringjallin jetën në fshat.
Megjithatë, një problem i madh mbetet ende i pazgjidhur, mungesa e ujit të pijshëm.
Banorët tregojnë se prej vitesh përdorin ujë nga liqeni, duke jetuar me frikën se mund të dëmtojnë shëndetin. Ata shpresojnë që të ndërtohet një ujësjellës, që do t’u siguronte furnizim të rregullt me ujë.
Pa një zgjidhje për këtë problem, rikthimi i banorëve mbetet i pasigurt. Ata kërkojnë ndërhyrje nga institucionet, në mënyrë që fshati të ketë mundësi reale për të jetuar dhe për t’u zhvilluar.

