Shkoi të riparonte antenën, gjendet i shtrirë në Krrabë punonjësi i kompanisë "One", 50-vjeçari me helikopter drejt Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 12:01
Një punonjës i kompanisë celulare "One" u gjet i shtrirë mëngjesin e sotëm pranë antenave në fshatin Krrabë, Fushë-Arrëz.
Sipas policisë, rreth orës 09:20 një qytetar njoftoi praninë e tij.
Shërbimet e emergjencës dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe identifikuan 50-vjeçarin L. K., i cili dyshohet se kishte shkuar për të riparuar një defekt në një prej antenave.
I plagosuri u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar shkakun e aksidentit.

