Softa: Paralajmërimi i SHBA-së për s*lm nga Irani në Shqipëri duhet marrë seriozisht

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Ora News ishte eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Së fundmi, Ambasada e SHBA-së ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm lidhur me mundësinë e një sulmi në Shqipëri. Ky mesazh nuk vjen nga burime mediatike, por përmes linjës zyrtare diplomatike amerikane.

Sipas ekspertëve, shtete si SHBA-ja nuk kanë si qëllim të përhapin panik, por të kujdesen për sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë.

"Shqipëria mbetet shumë e ekspozuar për shkak të strehimit të opozitës iraniane. Irani e ka konsideruar më herët Shqipërinë si një vend të vogël “djallëzor”.

Kujtojmë se raportet mes dy vendeve u përkeqësuan ndjeshëm pas një sulmi të rëndë kibernetik iranian, gjë që çoi në prishjen e marrëdhënieve diplomatike dhe dëbimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria."

Ndërkohë, Parlamenti shqiptar ka miratuar gjithashtu një rezolutë që dënon Iranin si mbështetës të terrorizmit.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: