Ftesa ishte dhe për opozitën, kryebashkiaku i Pukës: Garda nuk më lejoi në takimin me Ramën

Rrok Dodaj, kryetari i Bashkisë së Pukës deklaron se nuk i është lejuar të marrë pjesë në një takim zyrtar me Ramën. Ai konfirmoi se kishte marrë ftesë për të qenë prezent, por garda nuk e ka lejuar të hyjë në sallë, pasi emri i tij nuk figuron në listën e pjesëmarrësve.

Disa kryetarë të Partisë Demokratike kanë deklaruar se kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në të njëjtin takim, ndërsa Partia Socialiste thekson se janë ftuar vetëm kryetarët socialistë të bashkive.

Rama po zhvillon këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve. Takimi vjen në kuadër të turit kombëtar të Partisë Socialiste “Punët për Shqipërinë”, një iniciativë që do të zgjasë 9 javë dhe do të fokusohet çdo javë në tema të ndryshme.